Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

PLAY – OFF/ Flamurtari rikuperon 5 lojtarë, por 3 të tjerë mbajnë “pezull” formacionin ndaj Korabit

Shkruar nga NEWSPORT
PLAY – OFF/ Flamurtari rikuperon 5 lojtarë, por 3 të tjerë
Flamurtari

Flamurtari do të luajë një sfidë mjaft të rëndësishme ndaj Korabit, takim që vlen për “Play-off” e Superiores. Një duel mjaft delikat, me kuqezinjtë që presin në shtëpi skuadrën dibrane.

Kjo përballje do të luhet ditën e dielë në orën 15:00. Për këtë përballje ka lajme të mira për Eqerem Memushi. 5 lojtarë kanë hedhur prapa-krahëve dëmtimet dhe do të jenë të gatshëm për sfidën  me Korabin.

Kështu Fjoralb Deliaj, Sidibe, Gersi Diamnti, Erion Vucaj dhe Fabio Hasa kanë kalaur problemet fizike dhe do të jenë një “armë” plus për vlonjatët për sfidën e “Play-off”.  Por nga ana tjetër 3 lojtarë mbajnë ‘peng” formacionin.

Gjendja e Shkurtajt, Beju dhe Olivieras do të shikohet deri ditën e dielë dhe më pas stafi kuqezi do të vendosë për aktivizimin e tyre. të 3 lojtarët kanë probleme fizike dhe në këtë mënyrë në Vlorë shpresojnë te rikuperimi në kohë i tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga