
Besa e Kavajës pësoi një humbje të hidhur në transfertë ndaj Apolonisë së Fierit me shifrat 2-0. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i ekipit kavajas Mirel Josa foli për mediat.
“Janë të gjithë faktorët që ndikuan në lojë, problemi është që ne në pjesën e parë u munduam. Hasëm një mbrojtje të mirë të Apolonisë dhe u munduam të bëjmë ndryshime në pjesën e dytë.
Janë gjëra që sidomos në pjesën e dytë nuk shkuan ashtu siç duhet. Nuk mund të them që Mazrekaj ishte poshtë rendimentit të tij. Ai dilte në veprime individiuale ose për lojtarët e tjerë, pjesa e parë shkoi siç duhet ndërsa e dyta jo.
Çdo rezultat i keq ndikon në ecurinë e një skuadrë. Kërkoj që gatishmëria e lojtarëve të tjerë në lojë të jetë më e madhe. Normal që do kërkojmë ndonjë përforcim në janar, do të punojmë të gjithë për të organizuar situatën më mirë”, u shreh Josa