
Kategoria e Parë
Ditën e sotme do të luhen 3 sfidat përmbyllëse të javës së 21 të Kategorisë së Parë. Nga Tirana, në Lushnjë e në Burrel, këto ndeshje pritet të jenë mjaft interesante.
Ekipet e kreut, "top 6" dhe mbijetesës do të zbresin në fushë për të luajtur fatet e tyre.
Besa e Kavajës do të jetë pritëse e Kukësit, në sfidën që do të zhvillohet në stadiumin "Arena e Demave". Ndërkohë në dy ndeshjet e tjera, Burreli përballet me Vorën e Lushnja kundër Flamurtarit.
Të gjitha këto sfida do të luhen paralelisht, duke nisur nga ora 13:30.
Poll