Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Një nga protagonistët e triumfit ndaj Besës, Marjus Kola: Fitore karakteri, na prisni…

Shkruar nga NEWSPORT
Një nga protagonistët e triumfit ndaj Besës, Marjus Kola: Fitore
Marjus Kola

Erzeni ditën e djeshme bëri surprizën e madhe deri më tani në këtë sezon. Shijakasit triumfuan në shtëpinë e Besës së Kavajës me shifrat 3-2.

Skuadra e udhëhequr nga Ergys Luga mori edhe fitoren e parë në këtë sezon në Kategorinë e Parë. Një triumf shumë i rëndësishëm, i cili “ngjall” shpresat te shijakasit për mbijetesën.

Nëse golat u shënuan nga Xheka dhe Hodo dhe nga Goxha autogol, padiksutim që një meritë kryesore në këtë fitore e ka edhe Marjus Kola. Talenti i shijkasve ishte fantastik në një ndeshje që ishte spektakolare.

Kola ndeshje pas ndeshje po tregon që ka shumë potencian dhe me talentin e tij po ndihmon shijakasit. Jo më kot te Erzenit është titullar i padiskutueshëm dhe është një lider i vërtetë për skuadrën si në fushë edhe jashtë saj, teksa nuk nguron të “paralajmërojë” kundërshtarët.

Drejtuesit kanë vendosur që këtë sezon t’u besojnë lojtarëve të rinj dhe pikërisht një prej tyre është 20-vjeçari,  ku padiksutim që e ardhmja e tij do të jetë e ndritur.

“Fitore karakteri, na prisni…” ka shkruar Kola në rrjetet e tij sociale.

Një nga protagonistët e triumfit ndaj Besës, Marjus Kola: Fitore
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga