
Fotomontazh/ Sinan Idrizi – Koço Kokëdhima & Joan Laporta
Së fundmi, klubi i Apolonisë ka publikuar në foto mjaft interesante. Presidenti i klubit të Kategorisë së Parë, Koço Kokëdhima shfaqet krah kreut të Barcelonës, Joan Laporta, të dy të buzëqeshur.
Një derbi i klubeve spanjolle, i cili duket se ka nisur edhe jashtë fushe falë presidentëve shqiptare.
Kujtojmë se Flamurtari është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate me Real Madrid, lajm të cilin e bëri të ditur javë më parë administratori Sinan Idrizi.
Ndërkohë që Koço Kokëdhima i është “kundërpërgjigjur” me presidentin e Barcelonës, Laporta. Nuk dihet nëse ky takim ka qenë rastësor, apo mund të kemi një bashkëpunim surprizues mes klubeve.
View this post on Instagram
Poll