
Java e 7-të e Kategorisë së Parë sjell një përballje të mbushur me histori, por këtë herë në një skenë që nuk jemi mësuar ta shohim me parë.
Të dielën Kukësi dhe Laçi do të masin forcat në një ndeshje kur dikur vlente për titullin kampion, ndërsa sot ka krejtësisht natyrë tjetër.
Kurbinasit kërkojnë rikthimin në Superiore, ndërsa skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli do të kërkojë 3 pikët, të cilat kthehen të detyrueshme nëse duan të mos përfundojnë një shkallë më poshtë dhe një hap më larg ëndrrës së Superiores.
Dy skuadra që me vite dominuan futbollin shqiptar, luftuan për trofe dhe përfaqësuan Shqipërinë në skenën europiane, sot janë në një realitet të "hidhur".
Kukësi, kampion i Shqipërisë në vitin 2017 dhe Laçi që ka qenë gjithmonë një skuadër që pretendonte Europën, tani përballen për të ruajtur dinjitetin dhe për të kërkuar ringritjen.