Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Në prag të finales së “play-off” me Pogradecin, ekipi i Besës merr lajmin DRASTIK

Shkruar nga NEWSPORT
Në prag të finales së “play-off” me Pogradecin, ekipi
Besa

Besa e Kavajës do të përballet këtë të hënë me Pogradecin, në një ndeshje tepër të rëndësishme. Sfida e vlefshme për finalen e “play-off” të Kategorisë së Parë, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 17:00.

Por në prag të këtij dueli, kavajasit kanë marrë një lajm tepër të keq. Mbrojtësi, Erlis Frashëri, i cili u dëmtua në gjysmëfinalen e “play-off” përballë Apolonisë, është operuar në gju dhe e ka kaluar me sukses. Por për shkak të këtij operimi ai do të mungojë përballë Pogradecit.

Në prag të finales së “play-off” me Pogradecin, ekipi
Erlis Frashëri

Një nga pikat kyçe të ekipit të Emiliano Çelës do të jetë një mungesë e rëndësishme përballë një rivali të fortë si Pogradeci. Në krahun tjetër, Frashëri pritet të jetë gati vetëm për sezonin e ri futbollistik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga