
Kategoria e Parë
Ashtu si Kategoria Superiore, edhe Kategoria e Parë luan ndeshjet e fundit të vitit 2024. 6 ekipe do të zbresin në fushë ditën e sotme, për të luajtur sfidat përmbyllëse të javës së 17-të.
Besa e Kavajës do të jetë pritëse në sfidën përballë skuadrës së Apolonisë së Fierit. Kavajasit shpresojnë te fitorja e tyre, por edhe te ndonjë disfatë e mundshme e Vorës kryesuese që luan sot kundër Pogradecit.
Sfida tjetër e ditës së sotme në Kategorinë e Parë do të jetë ajo mes Kastriotit dhe Erzenit. Kujtojmë që të 3 këto ndeshje do të zhvillohen paralelisht, duke nisur nga ora 13:30.
Poll