Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Luajnë sfidën e dytë "jashtë" shtëpisë, Lushnja e vendosur për mos të gabuar si ndaj Vorës

Shkruar nga NEWSPORT
Luajnë sfidën e dytë "jashtë" shtëpisë,
Lushnja

Këtë fundjavë Lushnja pret një tjetër pretendent për ngjitjen në Superiore, siç është Flamurtari. Lushnjarët pasi pritën Vorën në shtëpi, para 2 javësh, tashmë përballen me një prëj kundërshtarëve direkt të vorakëve.

Në Lushnje zhvillohet takimi mes lagunarëve dhe vlonjatëve në datën 2, ditë e diel, në orën 13:30. Skaudra e Agositnellit udhëton në një transfertë të vështirë si ajo e qytetit myzeqar, por me detyrim 3 piëkt të cilat Vora i mori ndaj verdhjeshilëve.

Nga ana tjetër, vendasit korrën sukses në Kukës dhe nuk duan të lënë momentin që po kalojnë t’u shkojë dëm. Në transfertën veriore, djemtë e Xhafës ia dolën të merrnin sukses, gjë të cilën do ta kërkojnë edhe ndaj kuqezinjve pavarësisht nivelit të rivalëve.

Lushnja është stërvitur sot me intensitet shumë të alrtë për të qenë sa më gati për sfidën e fundjavës. Myzeqarët janë parë të mabjën seancën në fushën ku edhe takimi dot ë luhet. Kujtojmë që kjo ndeshje, do të jetë e dyta radhazi si mikpritëse e Lushnjës që do të zhvillohet në “Fushën sportive Plug” dhe për fat të keq që të dy përballjet jashtë "Roza Haxhiut" kanë qenë me krerët e  tabelës së Kategorisë së Parë.

Luajnë sfidën e dytë "jashtë" shtëpisë,
Seanca stërvitore e Lushnjës

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga