Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Lojtarët duhet të punojnë me qarkullinin e topit”, Pajaziti: Kjo fitore më gëzoi shumë

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtarët duhet të punojnë me qarkullinin e topit”,
Pajaziti

Besa e Kavajës pësoi një humbje të hidhur në transfertë ndaj Apolonisë së Fierit me shifrat 2-0. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i fierak Sadat Pajaziti foli për mediat.

“Normalisht që ndeshja shkoi mirë, përveç fillimit të saj. Na mungoi qarkullimi i topit në atë fragment dhe i them lojtarëve të kenë më shumë vetbesim dhe prisja më shumë në këtë pjesë.

Gjithsesi kjo fitore ishte diçka që më gëzoi shumë. Jemi të cunguar me lojtarët dhe kemi shumë mungesa. Në ndeshjen me Kukësin kanë ndodhur disa raste që nuk dua t’i përmend. Kemi një avantazh që edhe Rakipaj është rikthyer.

Normal që nuk mund të vazhdohet në këtë situatë, duke luajtur me lojtarë të moshave të reja sepse kjo është një ligë e egër. Normal që do të ndërhyjmë në merkato dhe do afrojmë disa faktorë”, u shpreh Pajaziti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga