Janë përcaktuar dy ekipet fituese nga Play-Out i Kategorisë së Parë. Sopoti i Librazhit ia ka dalë të siguroj ngjitjen në Kategorinë e Parë, pas fitores përmes penalltive, ndërsa koha e rregullt karshi Luftëtarit u mbyll 1 – 1, golat e shënuar nga Diamanti (Luftëtari) dhe Jargavani (Sopoti).
Edhe pse u mendua se ekipi gjirokastrit do e kishte eksperiencën e duhur për të dalë fitimtar, nuk ndodhi kështu. Ky duel u mbajt në Vlorë.
Të njëjtën “melodi” pati edhe Kukësi – Bylis B, 1 – 1, stadiumi “Vora”. Ballshiotët triumfuan nga penalltitë 5 – 4, teksa golat e ndeshjes mbajtën “firmën” e Ballhysa, minuta 68-të (Kukësi) dhe Muric, minuta e 90-të (Bylis B).
Luftëtari 1 – 1 Sopoti (Diamanti 6' / Jargavani 79')
Goli i Diamantit (Luftëtari 1-0 Sopoti)
Goli i Jargavanit (Luftëtari 1-1 Sopoti)
Kukësi 1 – 1 Bylis B (Ballhysa 68' / Muric 92')
Goli i Ballhysës (Kukësi 1-0 Bylis B)
Goli i Muric (Kukësi 1-1 Bylis B)
