
Flamurtari ka mposhtur Vorën me shifrat 1-0 dhe është zyrtarisht ekipi i dytë që ngjitet në Kategorinë Superiore. Besa ka triumfuar në transfertë ndaj Valbonës me shifrat 3-1, por do të luajë në Play Off.
Burreli ka mposhtur Kukësin me shifrat 3-1, duke çuar në Play Out ekipin verilindor. Korabi ka siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë pasi mposhti Pogradecin me shifrat 3-0.
Kastriotit nuk i mjafton fitorja ndaj Erzenit me shifrat 3-2, pasi do të shkojë në Play Out. Apolonia është renditur në vendin e gjashtë të Play Off-it pasi doli barazim me Lushnjen e një vendi më poshtë.
Vora 0 – 1 Flamurtari (Ememe 33')
Goli i Ememe
Apolonia 0 – 0 Lushnja
Erzeni 2 – 3 Kastrioti (Isteri 27', Tahiri 63' / Lushaku 52', Musaj 70',81')
Valbona 1 – 3 Besa (Vidrica 77' / Migone 54', Greca 68', Nonato 75')
Korabi 3 – 0 Pogradeci (Disha 35', Marku 43', 53')
Kukësi 1 – 2 Burreli (Bircaj 82' / Paloka 3', Ferruku 50')