
Kategoria e Parë: Java e 19-të
Janë mbyllur sot 2 takimet e fundit të javës në Kategorinë e Parë. Flamurtari dhe Pogradeci barazojnë në një “luftë” të egër me shifrat 0-0, ndërsa Korabi fiton me poker ndaj Valbonës.
Liqenorët dhe vlonjatët prodhuan shumë tensione dhe lojë. Të dy ekipet konsumuan energji pasi patën shumë dyluftime dhe amrkime. Klubi nga Vlora ngeli dhe me 10 dhjetë lojtarë pas daljes së Jankut me të kuq. Pogradecarët nuk e shfrytëzuan dot superioritetin numerik, ndërsa kuqezinjtë e Agostinellit lëshojnë akoma më shumë terren ndaj Vorës kryesuese që gëzon këët javë pas gafës së madhe të Besës dhe ngecjes në Pogradec të Flamurtarit.
Sfida e dytë prodhoi boll gola, ndryshe nga ajo në “Gjergj Kyçyku”. 6 gola në total në një fushë aspak të mirë prej dëborës dhe mes mjegullës. Tropojanët ishin të brishtë dhe testet para nisjes së sezonit sërish nuk kanë shërbyer për asgjë. Dibranët në shtëpi ishin zot dhe lajm i mirë është dhe debutimi i ardhjes nga Bylisi me gol, Patrik Trenit.
POGRADECI – FLAMURTARI 0 - 0
Formacionet zyrtare:
Pogradeci: Staniç, Danladi, Sodiq, Shkulaku, Lila, Zaimi, Berberi, Pengu, Zguro, Raza, Panadiç. Trajner: Ardian Mema
Flamurtari: Kaloshi, Pjeshka, Beqja, Murataj, Shkurtaj, Trashi, Selimi, Janku, Diavara, Atanda, Ememe. Trajner: Andrea Agostineli
LIVE:
90+4'- Mbyllet takimi në Pogradec. Shifrat e bardha nuk ndryshojnë që në nisje, me Flamurtarin që ia del dhe me 10 lojtarë të marr 1 pikë.
90+2'- Zguro ka kontakt me dikë në zonë. Vlonjatët protestojnë.
90'- 4 minuta shtesë në Pogradec.
78'- Zguro ekzekuton një goditje standarde të rrezikshme për zonën e Flamurtarit.
Goditja standarde e Zguros
69'- Trashi fiton faull të volitshëm.
Faulli ndaj Trashit
68'- Agostinelli ndërron një sulmues për një mbrojtës pas daljes së Jankut me të kuq. Kacbufi merr vendin e Selimit.
63'- Flamurtari merr karton të kuq.
46'- Nis pjesa e dytë.
45+4'- Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
40'- Pogradeci provon sërish, por topi i goditur nga vendasit përfundon në duart e Kaloshit.
19'- Te Flamurtari nuk iu besojnë syve, Staniç i thotë "JO" golit të kuqezinjve.
13'- "Zgjohet" Flamurtari, vlonjatët provojnë me Beqjan, por topi i goditur nga distanca shkon sipër portës.
8'- Vendasit provojnë sërish, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.
6'- Pogradeci niset në kundërsulm, por vendasit shkaktojnë faull në zonën kundërshtare ndaj Atandas.
1'- Nis ndeshja mes Pogradecit dhe Flamurtarit.
NDESHJA tjetër:
KORABI – VALBONA 4 - 2 (Muça 5', Pjeshka 33', Treni 54', Mziu 72'/ Llanaj 3', Krasniqi 87')