
Sot u zhvilluan tre ndeshje të tjera të javës së 4-t të Kategorisë së Parë, ku nuk munguan rezultatet sportive. Apolonia e Fierit ka mposhtur Kastriotin me rezultatin e pastër 2-0.
Golat për skuadrën vendase i shënuan Trifoni dhe Umejiego në pjesën e dytë të takimit. Gjithashtu dhe Iliria ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Kukësit me rezultatin 1-0.
Mavanga në minutën e 17-të i dha fitoren e parë për këtë sezon Ilirisë në Kategorinë e Parë. Ndërsa përballja mes Lushnjes dhe Luftëtarit është mbyllur në barazim me shifrat 1-1. Për lagunarët shënoi Ribaudo në fillimin e pjesës së parë, ndërsa për gjirokastritët shënoi autogol Ntephe.
ILIRIA 1 - 0 KUKËSI (Mavanga 18')
ILIRIA: Xhika, B.Selmani, Stafa, A.Selmani, Sejdiu, Osikel, Koleci, Mazrekaj, Dieje, Kithambo, S.Selmani. Trajner: Dritan Smajli.
KUKËSI: Oriola, Filjo, Imami, Dragoshi, Xhekson, Sefa, Fejzaj, Nasir, Avdiu, Bespalla, Birçaj. Trajner: Sedat Pajaziti.
APOLONIA 2 - 0 KASTRIOTI (Trifoni 54', Umeijego 57')
APOLONIA: Kaçaj, Topi, Asllanaj, Trifoni, Antoni, Çidozie, Ndubuisi, Amagba, Kofi, Hoxhaj, Rakipaj. Trajner: Marko Jovanoviç.
KASTRIOTI: Puja, Kacbufi, Gjinollari, Hoxha, Kapllani, Moses, Idris, Xhixho, Hasa, Hodo, Tomas. Trajner: Ramadan Ndreu.
LUSHNJA 1 - 0 LUFTËTARI (Ribaudo 46')
LUSHNJA: Haremi, Deliaj, Korreshi, Zaganjori, Canka, Goxha, Da Silva, Ribaudo, Kamisoko, Ntepe, Allmuça. Trajner: Erion Xhafa.
LUFTËTARI: Mamadov, Çulli, Zaimi, Isteri, S.Puci, Tuni, Cereni, Stërling, Lala, Mukoj, Zani. Trajner: Besmir Shabani.