Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kukësi i Emiliano Çelës në “krizë”, 2 sfidat e ardhshme “jetike” për verilindorët

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi i Emiliano Çelës në “krizë”, 2
Kukesi

Kukësi prej 3 javësh nuk e njeh fitoren dhe barazimin në kampionat. Verilindorët në 3 ndeshjet e fundit janë mposhtur nga ekipe si Pogradeci, Kastrioti dhe Lushnja.

Verilindorët e Emiliano Çelës duken në “krizë”, ndërsa kanë pësuar 8 gola dhe nuk kanë mundur të shënojnë asnjë. Rezultate këto që i kanë zbritur kuksianët në klasifikim, ku aktualisht ndodhen në vendin e 9-të me po kaq pikë.

Dy sfidat e radhës për ekipin e Çelës janë vërtet "malore”. Fillimisht do të presin në shtëpi skuadrën e Besës, sfidë e vlefshme për javën e 10-të dhe që do të luhet ditën e mërkurë. Ndërkohë pas kavajasve do të udhëtojnë në transfertë për të sfiduar Burrelin, takim që do të luhet më 3 nëntor dhe është i vlefshëm për javën e 11-të.

Dy takime “jetike”, ku fitorja është mëse e detyrueshme, por nuk do të jetë aspka e lehtë përballë skuadrave që ndodhen në pjesën e sipërme të klasifikimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga