
Flamurtari
Flamurtari është një nga skuadrat aktive në këtë merkato. Te vlonjatët ka patur hyrje-dalje gjatë kësaj periudhe, me drejtuesit që po punojnë intensivisht për plotësimin e skuadrës për sezonin e ri.
Kështu në radarin e tyre ka rënë futbollisti i Dinamos. Sipas “Futbollit në Shqipëri” bëhet me dije se Ilir Allmuça përlqehet nga drejtuesit kuqezi dhe për të kanë nisur edhe kontaktet e para.
27-vjeçari shihet si një alternativë shumë e rëndësishme për krahun e majtë. Eksperienca e tij në Superiore bind klubin e Flamurtarit të tentojnë transferimin e tij. Në të kaluarën lojtari kryeqytetas ka luajtur për Egnatian dhe Dinamon. Ka dalë pikërisht nga akademia e dinamovitëve.

Ilir Allmuca
Poll