
Te Erzeni vazhdon të ketë largime, me shijakasit që “shpërbëhen” pas rënies në Kategorinë e Parë. një tjetër lojtarë ka njoftuar largimin nga Erzeni.
Anteo Osmanllari nuk do të jetë më pjesë e shijakasve. 25-vjeçari në këtë sezon ka mbajtur në disa ndeshje edhe shiritin e kalitenit dhe tashmë largohet nga shijakasit pas 3 sezonesh.
Mbrojtësi i krahut thekson se kontrata me klubin ka përfunduar dhe palët nuk kanë vazhduar me rinovimin. Gjithashtu falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa u uron ngjitje sa më të shpejtë në Superiore.
“Me këtë postim doja t’ju njoftoja se pas 3 viteve me KF Erzeni, kontrata ime ka përfunduar. Si lojtari më i vjetër në ekip, kam pasur privilegjin të përjetoj shumë momente të veçanta. Dashuria dhe mbështetja e tifozëve të zjarrtë ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi .Kam luajtur me zemër dhe kam dhënë maksimumin për këtë fanellë .
Faleminderit të gjithë tifozerisë shijakase për mbështetjen dhe dashurinë tuaj. Ju jam pafundësisht mirënjohës!
Faleminderit, familja e madhe ERZENI!”, ka shkruar Osmanllari.
