Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

EKSKLUZIVE/ “Jemi gati për çdo sfidë”, Danladi para Besës: E dimë që janë të mirë, por ne jemi Pogradeci

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ “Jemi gati për çdo sfidë”, Danladi para
Suleiman Danladi

Pogradeci arriti të kalojë Burrelin si pengesë për Play Off-in e Superiores, por tashmë do të përballet me Besën e Kavajës. Skuadra liqenore do të sfidojë kavajasit nesër në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.

Në prag të kësaj sfide, mesfushori i Pogradecit Suleiman Danladi ka dhënë një prononcim ekskluziv për “Newsport.al”. 24-vjeçari nigerian është shprehur se liqenorët janë gati për Besën dhe janë të gatshëm për çdo sfidë.

“Ndihem shumë mirë dhe i lumtur që ndihmoj ekipin tim, në një kohë si kjo që na duhej fitorja. Ne jemi Pogradeci së bashku si ekip, jemi të fortë si muri. Pra, jemi gati për sfidën me Besën.

E dimë që janë të mirë, por edhe ne jemi, kështu që le të fitojë ekipi më i fortë, por ne jemi gati për çdo sfidë tashmë. Trajneri Ardian Mema na ndihmon shumë.

Nëse e kalojmë Besën nesër, atëherë jemi gati për çdo ekip, më besoni, jemi të përgatitur për çdo sfidë”, u shpreh Danladi. / nga Leonid BAJRAMI.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga