Kukësi dhe Bylis B do të përballen sot, në kuadër të “play-out” të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, nis në orën 16:00. Fituesi “pret biletën” për Kategorinë e Parë, ndërsa humbësi do të militojë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm.
Tashmë dy trajnerët, Bledi Kadiu dhe Arlindo Rustemi kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë prej minutës së parë të kësaj sfide. Më poshtë do të njiheni me 11-shen titullare të skuadrës së Kukësit dhe titullarët e ekipit ballshiot.
FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI: Oriola; Mejdani, Shepanski, Lamellari, Rodrigez, Birçaj, Tajo, Uilson, Dos Santos, Bespallov, Matias. Trajner: Bledi Kadiu
BYLIS B: Beqaj; Kampula, De Souza, Stoilov, Emini, Lleshi, Dimov, Gjini, Riruai, Fereira, Adepoju. Trajner: Arlindo Rustemi.
