Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

4 humbje rresht, te Kukësi kërkojnë të “shkelmojnë krizën” ndaj Luftëtarit

Shkruar nga NEWSPORT
4 humbje rresht, te Kukësi kërkojnë të
Kukesi

Kukësi në këtë sezon nuk po arrin dot të ketë rezultate pozitive. Verilindorët prej 4 javësh marrin vetëm humbje. As rikthimi i Bledar Devollit nuk bëri punë, pasi sërish kuksianët u mposhtën në kampionat nga Laçi.

Dueli i radhës në kampionat është ndaj Luftëtarit. Timonieri gjirokastrit do të synojë të rikthejë skuadrën në “shinat” e duhura dhe të “shkelmojë krizën” në të cilën ekipi ndodhet.

Prej ditësh ekipi ka zhvilluar përgatitje intensive në mënyrë që skuadra të jetë sa më gati për këtë përballje që do ta luajnë në “Kukës Arena” ditën e nesërme, ora 14:00. Kujtojmë se deri më tani Kukësi ka mundur të grumbullojë vetëm 4 pikë dhe ndodhet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

Poll

Lexo gjithashtu