Kategoria e Parë
Kategoria e Parë do të luajë ditën e sotme 2 ndeshjet e para të javës së 13-të. Takime këto që do të zhvillohen në 2 orare të ndryshme.
Gjithçka do të nisë me përballjen Besa – Korabi, duel që starton në orën 13:30. Të dyja ekipet do të synojnë patjetër fitoren, me kavajasit për të lënë zonën e ftohtë, ndërsa ekipi nga Peshkopia për të qëndruar larg zonës së rrezikut.
Dhe përballja tjetër do të jetë mes Skënderbeut dhe Lushnjes. Sfidë që do të startojë në orën 15:30 dhe që do të jetë shumë e luftuar.
Poll
