
TV
Në Kategorinë e Parë do të luhen dy sfida të tjera të vlefshme për javën e 4-të të saj. Besa – Kastrioti dhe Vora – Valbona janë dy ndeshjet që marrin vëmendjen e tifozëve në orën 16:00.
Pikërisht dueli që do të luhet në Rrogozhinë do të transmetohet LIVE për të gjithë sportdashësit. Në “Egnatia Arena” përplasin mes tyre “brirët” Besa dhe Kastrioti.
Kjo përballje do të transmetohet në RTSH2 dhe do të vijë falas për të gjithë tifozët. Takim ky që pritet të jetë mjaft i luftuar me ekipin e Mirel Josës që synon një tjetër fitore për të vazhduar kryesimin në Kategorinë e Parë, ndërkohë nga ana tjetër krutanët ndodhen në vendin e 7-të dhe synojnë një rezultat për t’iu bashkuar ekipeve të kreut.

Postimi i bere nga RTSH
Poll