Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kategoria e parë të gjitha pretendente, por kush do ngjitet në Superligë?

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e parë të gjitha pretendente, por kush do ngjitet në

Kategoria e Parë çel nesër siparin për sezonin e ri 2016-2017. Edhe pse ditën e sotme është bërë një "çorbë" e vërtetë për shkak të tërheqjes nga gara, një gjë e tillë pritet të zgjidhet shumë shpejt nga Komisioni i Disiplinës.

Ndërkohë që në të dyja grupet e Kategorisë së Parë, atë të Veriut dhe Jugut, skuadrat që kanë shfaqur pretendimet për t'u ngjitur në Superligë.

Në Grupin e Veriut, Besëlidhja, Kamza apo edhe ndonjë tjetër si Kastrioti kanë hedhur "dorashkën" duke u vetëshpallur pretendente për një vend në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

Në Grupin e Jugut, konkurrenca është edhe më e lartë, pasi Bylis, Elbasani, Dinamo apo edhe Apolonia e Lushnja shihen si skuadrat që do të rivalizojnë njëra-tjetrën për t'u ngjitur në Superligë.

Të gjitha skuadrat, para startit të kampionatit  shpallin objektiv ngjitjen në Superligë, por tashmë mbetet për t'u parë se cila prej tyre do të rivalizojë deri në finish.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu