
Lushnja-Bylis është super sfida e javës së fundit në Grupin B në Kategorinë e Parë, përballje që do të luhet të shtunën në stadiumin "Roza Haxhiu".
Një sfidë mes dy rivalëve që kanë garuar gjatë gjithë sezonit për objektivin madhor; ngjitjen në Superligë.
Lushnja dhe Bylis ndajnë vendin e parë në Grupin B me pikë të barabarta, me nga 38 pikë secila skuadër.
Në tri sfidat e këtij sezoni, Lushnja ka koleksionuar një fitore ndaj Bylisit, ndërsa dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar në barazim 1-1.
Për t'u ngjitur në Superligë, Lushnjes i mjafton edhe një barazim në shtëpi kundër Bylisit. Nuk është e njëjta situatë për ballshiotët, të cilët duhet të fitojnë sfidën direkte ndaj myzeqarëve nëse duan të marrin pjesë në Superligë sezonin e ardhshëm.
Ndeshjet direkte në këtë sezon mes Lushnjes dhe Bylisit
01/11/16 Lushnja-Bylis 2-1
13/02/17 Bylis-Lushnja 1-1
08/04/17 Bylis-Lushnja 1-1