
Janë luajtur sot ndeshjet e javës së pestë të Kategorisë së Dytë. 6 takime që kanë dhënë verdiktet e tyre. Në sy bie fitorja e thellë e Devollit në transfertë kundër Maliqit. Devollitët kanë triumfuar me rezultatin 6-2.
Delvina ka barazuar pa gola me Elbasanin, kurse Pogradeci ka triumfuar 2-0 në Sarandë. Luftëtari ka mposhtur Apoloninë, sikurse dhe Labëria Shkumbinin. Më poshtë njihuni me rezultatet e ditës së sotme të Kategorisë së Dytë si dhe autorët e golave të shënuar.
REZULTATET:
Maliqi – Devolli 2-6
Pelo41', Mecollari 56'; Kita 17’, Muçollari 20’, 67', Demollari 35', 63', Kame 77'
Delvina – AF Elbasani 0-0
Butrinti - Pogradeci 0-2
Topllari 9’, Shkulaku 37’
Memaliaj – AF Luftëtari 0-2
Sena Martinez 54', Kolonja 82'
Albpetrol – Tepelena 0-0
Shkumbini – Labëria 1-3
Gomes Dos Santo 74'; Qejvani 51', Mirani 54', Kongjini 66'