Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Katar 2022/ Plot 124 lojtarë vijnë nga Premier League, Italia “zhgënjen” sërish

Shkruar nga NEWSPORT
Katar 2022/ Plot 124 lojtarë vijnë nga Premier League, Italia
Dhe pak ditë Katar 2022 do të marrë “skenën” e futbollit anembanë botës, pasi 32 kombëtare do të duelojnë me njëra-tjetrën për të prekur finalen e madhe dhe për të rrëmbyer trofeun e shumë lakmuar nga lojtarët. Kur jemi tek futbollistët, Bayern Munich ka numrin më të lartë të lojatrëve pjesmarrës në Kupën e Botës, por një tjetër kampionat është më i përfaqësuar. Bëhet fjalë për Premier League, e cila përfaqësohet me plot 124 lojtarë, që janë grumbulluar nga kombëtaret pjesmarrëse. Vetëm dy ekipet e Manchesterit kanë 29 futbollistë, pa llogaritur skuadrat londineze, Liverpool e kështu me radhë. Ndjek La Liga me një numër prej 80 futbollistësh dhe më pas Bundesliga me 75 lojtarë. Më larg duket Serie A me 67 lojtarë, ku sigurisht boshti përbëhet nga Juventus-Milan-Inter-Napoli, pasi Atalanta ka 4, ndërsa Lazio vetëm dy! Ligue 1 franceze përfaqësohet me 54 lojtarë dhe për habinë e të gjithëve më pas vjen kampionati amerikan i futbollit MLS me 35 lojtarë. Por, Anglia nuk mburret vetëm me Premier League, por edhe me Championship, ku janë 33 lojtarë që do të jenë na Katar.
Poll

Lexo gjithashtu