Kastrioti do të synojë fitoren me Bylisin ditën e sotme në orën 14:00 në stadiumin e Kamzës për javën e 10 të Abissnet Superiore. Trajneri Emiljano Çela ka zgjedhur formacionin titullar që kushtëzohet nga mungesa të rëndësishme.
Ndërkohë te Bylis mungesat nuk janë shumë problem dhe Bellai ka zgjedhur sipas dëshirës. Dy ekipet kërkojnë medoemos fitoren teksa janë në pozita të vështira në vendet 7 dhe 8 në zonën Play-Out.
Formacionet Zyrtare:
KASTRIOTI - Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Onanuga, Hasani, S. Selmani; Greca, Ajazi, Prenkoçeviç. Trajner: Emiljano Çela.
BYLIS – Teqja; Trumçi, Janku, Damçevski, Lorran; Qoshku, Maçolli, Perreira Da Silva; Antoni, Kaçorri, Felipe Souza. Trajner: Arian Bellai.
Poll