Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kartoni i kuq i prish punë Donnarummës, PSG-ja kërkon “ndihmën” e Juventusit

Shkruar nga NEWSPORT
Kartoni i kuq i prish punë Donnarummës, PSG-ja kërkon

Gianluigi Donnarumma është padiksutim një nga portirët më të mirë, por paraqitjet e italianit në ndeshjet e fundit me PSG-në kanë qenë zhgënjyese. Për të mbushur “kupën” ka mjaftuar kartoni i kuq i marrë në sfidën që PSG-ja zhvilloi ndaj Le Havre.

Drejtuesit janë mjaft të irrituar me këtë fakt dhe tashmë duket se kanë nisur punën për të gjetur në tjetër portier për t’i besuar “çelëat” e portës. Sipas mediave italiane bëhet me dije se kampionët e Francës i kanë vënë syrin gardianit të Juventusit.

Bëhet fjalë për Wojciech Szczesny, i cili te “Zonja e Vjetër” është një lider i padiskutueshëm. Parizienët do të tentojnë t’i ofrojnë Juves kartonin e Donnarummës dhe të marrin në këmbim atë të gardianit polak. Kujtojmë se në të kaluarën Juventusit e ka kërkuar portierin italian, por për disa arsye nuk ia kanë dalë të bindin menaxherin e tij, të ndjerin Mino Raiola.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga