
Laçi luan nesër në 20:00 me Petrocub të Moldavisë, në sfidën e kthimit për turin e dytë të Conference League. Në “Elbasan Arena” kurbinasit kërkojnë të përfitojnë nga rezultati 0-0 në ndeshjen e parë në transfertë.
Sebastjan Spahiu, mesfushori bardhezi ka prishur planet e trajnerit Shpëtim Duro, pasi do jetë mungesë e sigurt në këtë duel. Spahiu në sfidën e një jave më parë në Moldavi u ndëshkua me dy kartona të verdhë dhe për më shumë se 60 minuta la të tijtë me një lojtar më pak.
I projektuar për në formacion, Spahiu i ka prishur punë Duros, që do luajë nesër me skemën 4-2-3-1.
Poll