
Mario Baloteli po kalon një moment negativ në karrierën e tij futbollistike, ndërsa pas refuzimit të Milanit që nuk pranoi të paguante kartonin e tij te Liverpuli, tashmë sulmuesi mund të luajë në kategorinë e 2-të në Angli.
Mediet britanike raportojnë se Baloteli kërkohet nga Wolverhampton, që militon në Championship.
Valter Zenga që drejton ekipin anglez ka kërkuar shërbimet e sulmuesit italian, ndërsa ironia e fatit qëndron diku tjetër. Wolverhampton ishte skuadra ndaj së cilës Baloteli debutoi si titullar në Premier Ligë në 2010, në kohën kur aktivizohej me Mançester Sitin, në një sfidë ky "qytetarët" u mposhtën 2-1 nga ekipi modest.
Poll