Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kapiteni Rustem Hoxha 'kërcënon' Tiranën: Dinamo mund të fitojë jo vetëm në derbi, por ndaj çdo kundërshtari

Shkruar nga NEWSPORT
Kapiteni Rustem Hoxha 'kërcënon' Tiranën: Dinamo mund

Kapiteni i Dinamos, Rustem Hoxha, ka folur në konferencën për shtyp përpara derbit me Tiranën që do të zhvillohet nesër në Selman Stërmasi në orën 14:00.

“Mendoj që edhe lojtarët kanë një përgjegjësi të madhe për situatën ku ndodhet Dinamo. Çfarë ka kaluar duhet ta harrojmë. Duhet të shikojmë përpara dhe të zbatojmë detyrat që do të na japë stafi. Atmosfera? Çunat normalisht janë pak të mërzitur sepse e tillë është situata, por kemi besim dhe entuziazëm. Kjo është shumë e rëndësishme për situatën ku ndodhemi.

Derbi me Tiranën është një ndeshje shumë e vështirë, sepse edhe ata jnë në një moment delikat dhe duan të dalin, ashtu si edhe ne. Duhet ta marrim ndeshjen me qetësi dhe të jemi të vëmendshëm. Të japim maksimumin.

Dinamo e ka forcën që të marrë një rezultat pozitiv jo vetëm në derbi, por ndaj çdo kundërshtari. Kur them rezultat pozitiv nuk e kam parasysh barazimin, por fitoren. Na duhet përqëndrim për të rregulluar ato gjëra që nuk kanë shkuar mirë dhe shpresojmë që të rikthehemi te fitorja këtë javë”, u shpreh Hoxha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga