“Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ynë”, Arsenali bekon mesfushorin para nisjes së Botërorit
Shkruar nga NEWSPORT
Teksa jemi në prag të fillimt të evenimentit më të madh në botën e futbollit, Kupa e Botës, kombëtaret kanë nisur publikimet e listave të lojtarëve që do të garojnë për flamujt e tyre. Kombëtarja zviceriane ka qenë ndër të parat që ka publikuar listën dhe në të bëjnë pjesë tre lojtarë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, Shaqiri dhe Andon Jashari.
Peshën më të madhe mbi supe pritet ta marrë futbollisti i Arsenal, Granit Xhaka, i cili është edhe kapiteni i helvetëve. Klubi anglez Arsenal nuk ngurron t’i urojë fat kapitenit të tyre të “heshtur” dhe ta bekojë përpara nisjes së kompeticionit.
“Kapiteni i Zvicrës! Po shkon në Kupën e Botës! Granit Xhaka ynë.”-shkruan klubi anglez në një postim në rrjetet e tyre sociale.