Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kapiteni i Ajax akuzon arbitrin italian: Ishim më të mirë, dikush na vodhi gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
Kapiteni i Ajax akuzon arbitrin italian: Ishim më të mirë, dikush

Fjalë të ashpra kanë dalë nga goja e kapitenit Tadiç të Ajak, ndaj arbitrit italian Rocchi që në ndeshjen e mbrëmshme për Ligën e Kampionëve kundër Chelsea, dha dy kartona të kuq ndaj hollandezëve. Një veprim që ndikoi më pas në kthimin e rezultatit në favor të ekipit të Lampard që po humbiste thellë 1-4, duke barazuar në 4-4.

"Kemi qenë më të mirë në fushë dhe jemi të zhgënjyer, sepse duhet të ishim duke folur për Ajaksin dhe gjërat e mira që bëjmë në fushë, gjë që s'e bëjmë dot pasi dikush erdhi dhe na vodhi gjithçka. Faulli i Blind dhe Vieltman për kartonin e dytë të verdhë ishin inekzistentë dhe kurrë në jetën time nuk kam hasur diçka të tillë. Faulli ka nisur nga Pulisiç dhe kërkoj falje që flas për dikë tjetër por ne ishim më mirë në fushë", përfundon fjalët Tadiç që shënjestron kështu kryesorin italian Rocchi, për gjykimin e ndeshjes së djeshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga