Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kaos me biletat e finales së Conference League, Feynoord sulmon UEFA-n

Shkruar nga NEWSPORT

Klubi i Feynoord ka sulmuar sot UEFA-n për faktin se biletat kanë dalë në shitje më herët se sa ishte planifikuar, duke bërë që tifozët e saj të mos arrijnë të blejnë asnjë biletë. Sipas Feynoord, 89% e biletave u janë shitur shqiptarëve, ndërsa 11% u janë shitur tifozëve të ndryshëm nga 20 shtete të tjera. `

Reagimi i Feynoord: “Nuk do të ketë më bileta në shitje për finalen e UEFA Conference League, që do të luhet më 25 maj në Tiranë, pasi të gjitha janë shitur.

UEFA na informoi këtë mëngjes gjatë një takimi. Në këtë takim, UEFA na kërkoi të falur, pasi website i tyre i nxorri në shitje biletat më përpara se sa duhet. Si pasojë, tifozët e Feynoord nuk arritën të merrnin biletat e tyre dhe ne si klub iu drejtuam UEFA-s për t’u ankuar për këtë problem.

Sipas UEFA, 89% e biletave janë shitur për shqiptarët, ndërsa 11% të biletave janë shitur tifozëve nga 20 shtete të ndryshme. Kjo do të thotë se tifozët e Romës kanë arritur të marrin biletat e tyre, ndërsa tifozët e Feynoord, jo!", shkruhej në reagimin zyrtar të Feynoord.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga