
Jurgen Nagelsmann prej javësh tashmë flitet se mund të marrë drejtimin e Chelsea. Ish-trajneri i Bayern Munich kryeson listën, teksa aktualisht në stolin e Bluve është Frank Lampard.
Në lidhje me këto zëra ka reaguar për “Sky Sport” vetë timonieri, i cili ka mohuar të ketë arritur në drejtim të tij ndonjë ofertë për të drejtuar anglezët.
“Për të refuzuar diçka fillimisht duhet të merrni diçka. Nuk ka asnjë ofertë”, ka theksuar shkurtimisht Nagelsmann.
https://twitter.com/fabrizioromano/status/1649463920988487702?s=46&t=-owryd78ceTTu0qmiTIspA
Poll