
Finalja e Wimledon ka qenë nje nga aktivitetet më të ndjekura sportive dje dhe këtë e tregojnë dhe shifrat . Audienca për ketë eveniment ka qenë shume e lartë. Takimi ndërmjet Roger Federer dhe Novak Djokovic në kulmin e tij është ndjekur nga 9.6 milionë spektatorë në të gjithë botën. Ai ka lënë pas dhe ndeshjen e vlefshme për sportin e kriketit midis Anglisë dhe Zelandës së Re, me këtë të parën që është shpallur kampione bote, në pikën e tij më të lartë ky aktivitet është ndjekur nga 7.9 milionë njerëz.
Akoma më mbrapa është renditur në termat e shikuëshmerisë çmimi i madh i Formula 1 që maksimumin e tij e ka patur 2.5 milionë shikues. Numrat flasin qartë se kush ka qenë kampioni i përsa i përket shikuesve.