“Kampionati që dikur i përkiste Messit e Ronaldos, sot i përket racizmit”, VINICIUS reagon ashpër: Nuk kam asnjë mbrojtje, Federata dhe konkurentët po e inkurarojnë diçka të tillë
Shkruar nga NEWSPORT
Racizmi këtë sezon në La Liga ka shumë i përfolur. Vinicius është lojtari që ka rënë më tepër pre e këtij fenomeni. Herë pas here lojtari ka kërkuar edhe mbështetje, por mesa duket nuk po e gjen. Edhe në duelin ndaj Valencias ishtë pre e racizmit, ku më pas reagoi dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Këtë herë në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve raciste që po bëhen ndaj tij, ndërsa thekson se Federata dhe konkurentët po e inkurarojnë diçka të tillë. Ndër të tjera shpehet se kampionëti që dikur i përkiste Ronaldos, Messit, Ronaldinhos, sot i përket racizmit.
“Nuk ishte hera e parë, as e dyta, as e treta. Racizmi është normal në La Liga. Konkurrentët e konsiderojnë normale, e bën edhe Federata dhe kundërshtarët e inkurajojnë. Me vjen shume keq. Kampionati që dikur i përkiste Ronaldinhos, Ronaldos, Cristiano-s dhe Messit, sot i përket racistëve. Një komb i bukur, që më mirëpriti dhe që e dua, por që pranoi të eksportonte imazhin e një vendi racist në botë. Më vjen keq për spanjollët që nuk janë dakord, por sot në Brazil, Spanja njihet si një vend i racistëve. Dhe për fat të keq, për gjithçka që ndodh çdo javë, nuk kam asnjë mbrojtje”, ka shkruar braziliani i “Los Bloncos”.