
Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid në verën e vitit 2018 duke lënë kështu kampionatin spanjoll pas shumë vitesh duke u transferuar te Juventusi në Serie A. Presidenti i La Ligas, Javier Tebas në një intervistë për "Marca" zbuloi problemet financiare të klubeve spanjolle, ndërsa foli edhe për largimin e Ronaldos drejt Italisë.
Tebas u shpreh se La Liga është njësoj edhe pa yllin portugez, ndërsa Serie A nuk është përmirësuar me ardhjen e tij. Një injorim total nga presidenti i Ligës spanjolle për Ronaldon që me këtë deklaratë ka "thumbur" jo pak 5 herë fituesin e "Topit të Artë". Tebas vlerësoi Messin dhe Ramos duke u shprehur se nuk dëshiron që ata të dy të largohen nga kampionati spanjoll.
"Unë nuk dua që Messi dhe Sergio Ramos të largohen nga LaLiga. Por nëse kjo ndodh, ne duhet të japim më shumë në mënyrë që të mos vuajmë nga mungesa e tyre. Cristiano Ronaldo është zhdukur dhe disa urrejtës të Tëitter më kujtojnë.
Unë mund t'ju siguroj se asgjë nuk ka ndryshuar për ne. Dhe do të ta them të vërtetën, edhe Seria A nuk e ka vërejtur ardhjen e tij, nuk është përmirësuar shumë. Neymar shkoi në PSG dhe Ligue 1 është ende Ligue 1. Liga Spanjolle me markën L aLiga dhe klubet e mëdha që marrin pjesë në të është mbi çdo lojtar, edhe nëse janë shumë të fortë ".