
Erjon Vucaj është shpallur kampion I Kosovës me Dritën. Mesfushori shkodran që ka një të kaluar të rëndësishme në Superligën shqiptare prej dy vitesh vijon karrierën në Kosovë, ndërsa për shërbimet e tij ka interes nga Gjilani dhe bardheblutë e Prishtinës. Duket se ekipi I Dallkut është pranë marrëveshjes, ndërsa lojtari nuk ka rinovuar ende me Dritën.
Me një të kaluar te Laçi, Tirana apo Flamurtari, Erjon Vucaj shquhet për inteligjencën në fushë, ndërsa nuk përjashtohet rikthimi I tij në vendlindje, me Vllazninë që po hedh hapat për një sezon ndryshe me afrimin e sponsorit të ri. Vucaj duket se është në mëdyshje, ndërsa Prishtina ka bërë hapat e parë konkret.
Poll