Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Kam të ardhme të ndritur", Rudi VATA thumbon trajnerin e Kombëtares: Vetëm kompanitë e veshjeve punojnë online

Shkruar nga NEWSPORT
"Kam të ardhme të ndritur", Rudi VATA thumbon trajnerin e

Ish-lojtari dhe ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Rudi Vata ka folur për trajneri Edi Reja. Në Procesi Sportiv, shkodrani ka theksuar se në këto kohë të vështira trajneri I Kombëtares duhej të ishte në Shqipëri për të parë talentet e reja, ndërsa vetëm kompanitë e veshjeve punojnë online.

Vata ka hequr paralele me italianin e shkarkuar të Partizanit, që braktisi skuadrën në momentin më kritik. Në fund edhe një mendim për të ardhmen e tij.

"Unë do kisha preferuar që ta kishim Rejën në Shqipëri në kohë të vështira se në kohë të mira ne kemi njëri-tjetrin. Nuk mendoj se puna e trajnerit mund të bëhet online, vetëm ndonjë kompani për shitje vesh-mbathje. Reja ndoshta gëzon justifikimin për Covid-in, por ne kemi nevojë për njerëz që sakrifikojnë se në të kundërt është shpenzim i harxhua kot.

Kemi rastin e trajnerit të Partizanit që erdhi këtu dhe pastaj nxori justifikim që duhet të largoheshe. Sa i përket të ardhmes time e shoh shumë të ndriçuar se jam në rrugën e Zotit. Kush e ndjek këtë rrugë e ka të ardhmen e ndriçuar", u shpreh Vata.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga