Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Lewandowski nuk lëviz dot, nuk sjell më rrezikshmëri”, euforik Altin Rraklli: Pika e dobët e Polonisë…

Shkruar nga NEWSPORT
“Lewandowski nuk lëviz dot, nuk sjell më
Poloni-Shqiperi

Ish-sulmuesi i Shqipërisë Altin Rraklli, në një lidhje live me edicionin informative në “A2CNN”, ka folur për sfidën Poloni – Shqipëri. Autori i 10 golave me Kombëtaren në 63 ndeshje, ka treguar edhe “strategjinë” se si ekipi i Sylvinhos mund të mposht rivalin në mes të Varshavës:  

“Sylvinho nuk merr kurrë lojtar kot. Pa i studiuar në shumë ndeshje, ai nuk thërret lojtar kot. Në këtë aspekt, duhet t’i besojmë Sylvinhos. Edhe mungesat bëjnë të vetën. Gjëja që më shqetëson, është se grupi duhet të ishte i plotë në këtë fazë.

Lojtarët tanë duhet të ishin në gjendjen fizike maksimale dhe gjithashtu me minutat e duhura. Ne e mposhtëm Poloninë para 3 vitesh dhe ata nuk kanë ndonjë risi gjatë kësaj kohe në kontigjent.

Robert Lewandowski nuk lëviz dot, nuk sjell më rrezikshmëri. Uroj që ai të jetë në formacionin bazë ndaj ekipit tonë, pasi do ishte më mirë për ne.

Nuk ka më ekipe të mëdha apo të vogla. Po të isha trajneri i Shqipërisë në këtë ndeshje, do luaja me lojtar të shpejtë, të 3 lojtarët e sulmit të ishin të shpejtë. Mbrojtja e Polonisë është e ngathët dhe shpejtësi e sulmuesësve tanë do bënte diferencën”.  

Poll

Lexo gjithashtu