Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Kam një ekip solid dhe të motivuar”, Ancelotti: Po bëj sezonin më të mirë në karrierë. Bellingham? Kemi fituar edhe pa të

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam një ekip solid dhe të motivuar”, Ancelotti: Po

Real Madrid është lider në La Liga, të cilët udhëheqin me 5 pikë më shumë se Girona e vendit të dytë. Tashmë madrileët kanë siguruar një distancë sigurie me ndjekësin më të afër të tyre dhe kanë kthyer gjithë fokusin te sfidat e Champions.

“Los Blancos” dop të duelojnë në fazën e 1/8-ave me Leipzig, takim që do të luhet ditën e sotme në orën 21:00. Në prahg të kësaj sfide ka folur Carlo Ancelotti, i cili ka theksuar se po bën sezonin e tij më të mirë në karrierë.

“Sezoni më i mirë në karrierën time? Tani për tani mund të jetë kështu. Unë shoh një ekip solid, serioz, të motivuar, me një mjedis të mire, askush nuk ankohet, të gjithë kontribuojnë… Gjithçka po shkon mirë për momentin pavarësisht vështirësive të shumta që kishim… Kjo ishte falë karakterit të lojtarëve.

Bellingham? Unë kurrë nuk mendoj për ata që nuk janë në gjendje të luajnë. Bellingham nuk do jetë, por pa të kemi fituar katër ndeshje nga katër”, ka theksuar Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga