
Ka kaluar në komisionin e Vettingut në Kuvendin e Shqipërisë, figurën e ka të pastër. Ajo vazhdon të jetë si zëvendës-komisionere publike e Vettingut, pasi u zgjodh me 100 vota.
Por tashmë juristja Aldona Sylaj ka edhe një tjetër ambicie. Në zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit, juristja Sylaj do të kërkojë votën e 66 anëtarëve të asamblesë për të qenë pjesë e qeverisjes së futbollit në Shqipëri.
Burime të newsport.al thonë se Sylaj tashmë ka vendosur të kandidojë dhe nëse zgjidhet, do të jetë e para femër në qeverinë e futbollit në Shqipëri, çka në fakt, do të përbëjë edhe një risi të re për botën e sportit.
Sylaj ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Prej vitesh ka punuar si juriste në kompani të ndryshme private dhe studio ligjore.