
Lautaro Martinez është gjithmonë aty. 5 golat e tij në 5 ndeshje të Uefa Champions League janë një ndihmë e madhe që i behet skuadrës së Contes, në këtë fazë të sezonit. Argjentiansi është ai që po mban ''gjallë'' shpresën e Interit për të kaluar tutje dhe për të mos përsëritur gabimin e vjetshëm.
Martinez ''merr për dore'' Interin me golat e tij. Një fitore me Barcelonën me gol të Martinez do ishte ''qershia mbi tortë'' për zikaltërit, që besojnë shumë te aftësitë e 22-vjecarit. Në ndeshjen e parë, ai arriti t'i shënoj Barcelonës në ''Camp Nou''. Kujtojmë që një fitore do e kalonte Interin automatikisht në fazën tjetër të Uefa Champions League.
Poll