“Ka qenë nderë dhe privilegj”, ishi i Kukësit “ndan” rrugët edhe me klubin nga Kosova
Shkruar nga NEWSPORT
Besart Musolli nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Gjilanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Futbollisti njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me “Skifterat” dhe i falenderon ata përzemërsisht. Pas mbylljes së bashkëpunimit me Gjilanin, e ardhmja e mesfushorit 34-vjeçar nuk dihet ende.
Kujtojmë që Musolli pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar tek ekipi i Kukësit.