Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ka “privatizuar” mesfushën, drejtuesit e Barçës “bllokojnë” GAVIN: Do të mbyll karrierën në “Camp Nou”

Shkruar nga NEWSPORT
Ka “privatizuar” mesfushën, drejtuesit e Barçës

Gavi është një nga mesfushorët më të mirë në pozicionin e tij, i cili edhe pse në moshë të re ka arritur të shndërrohet në një pikë kyçe në mesfushën e Barcelonës dhe Spanjës.

18-vjeçari me talentin dhe paraqitjet e tij ka mundur të fitojë “zemrat” e gjithë tifozëve në “Camp Nou” por jo vetëm. Interesimet nga ekipet e tjera të mëdha nuk kanë munguar, port e Barça janë të bindur se nuk do të mund të lëshojnë një nga “xhevahirët” e skuadrës për asnjë lloj oferte.

Në “Camp Nou” shikohet si një nga lojtarët rreth së cilit bashkë me Pedrit të ndërtohet edhe skuadra për të ardhmen.

Në një deklaratë të shkurtër për “DAZN”, drejtori sportiv Mateu Alemany ka theksuar se:  "Gavi do ta përfundojë karrierën e tij sportive të Barcelona”. Në këtë mënyrë “dyert” e 18-vjeçarit janë të mbyllur dhe asnjë skuadër tjetër nuk do të mund të sigurojë shërbimet e tij.

Në këtë sezon mesfushori ka zhvilluar me fanelën e katalanasve 41 takime, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë edhe 6 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga