
Xavi Hernandez prej muajsh ka njoftuar largimin nga skuadra e Barcelonës në fund të këtij sezoni. Por për të bërë lëmsh të gjithë tifozët katalanas ka menduar ish-kapiteni i Barçës, Gerald Pique.
Spanjolli ka deklaruar së fundmi se Xavi mund të mos largohet nga skuadra. Ai deklaron se edhe nëse nuk fitohet trofe këtë sezon, por trajneri bind drejtuesit me lojën dhe organizimin e ekipit, klubi do ta mbajë Xavin.
“Unë nuk mendoj se vendimi i Xavi është 100% përfundimtar. Besoj se do të qëndrojë”, i cili lë të nënkuptuar se diçka të tillë mund ta ketë biseduar me trajnerin spanjoll.
Gjithsesi vlen të theksohet se Xavi vazhdimisht në deklaratat e fundit ka theksuar se vendimi i tij për t’u larguar është i prerë, por në të njëjtën kohë ka nënvizuar se skuadra po reagon shumë mirë që kur njoftoi largimin. Mbetet të presim merkaton e verës për të mësuar më shumë mbi këtë çështje në klubin e Barcelonës.