
Turqia dhe Siria u zgjua ditën e sotme mes ankthit, frikës dhe tmerrit. Një tërmet me pasoja katastrofike goditi vendin duke shkatërruar shumë ndërtesa dhe fatkeqësisht edhe shumë jetë njerëzish të humbura, rreth 2300 deri tani.
Një tragjedi që ka shokuar gjithë botën që i gjenden pranë dy vendeve. Edhe Redi Jupi, ish-futbollist në Turqi me Diyarbakirspor, pikërisht në një nga qytetet që është prekur nga tërmeti, ka reaguar për këtë tagjedi në rrjetin e tij social.
“U zgjuam me lajmin e tmerrshem te termetit ne Turqi. Nje zone dhe nje qytet Diyarbakir qe me pranoi ne gjirin e tij si djalin e shtepise ne vitet 2003-2006. Sot lutemi dhe i jemi prane ne kete moment te veshtire.”- shkruan Redi Jupi.
Poll