Ka komentuar në 10 Kupa Bote dhe po aq kampionate europiane, shuhet në moshën 77-vjeçare zëri brilant i futbollit
Shkruar nga NEWSPORT
Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare komentatori i njohur britanik, John Motson. I njohur ndryshe si “Motty” u bë shumë i njohur kur filloi të komentonte futbollin në “BBC” n ëvitin 1971.
Motson në gjithë karrierën e tij ka mbuluar 10 Kupa Bote dhe po aq kampionate europiane. 29 finale të FA Cup, duke u kthyer në zërin brilant të gjithë sportdashësve.
Ndeshja e fundit që ai komentoi ishte përballja e Crystal Palace me Ëest Bromëich në vitin 2018. Në të njëtën kohë, ai u bë i njohur gjerësisht për bashkëpunimin e tij me “EA Sports”, pasi që nga viti 1996 zëri i tij shfaqej në komentet e videolojës më të njohur, FIFA.