Ka gjetur formën më të mirë, Taulant SEFERI shpallet “Lojtari i Muajit” në Ukrainë
Shkruar nga NEWSPORT
Taulant Seferi është shpallur Lojtari i Muajit Nëntor me ekipin e Vorskla Poltava në kampionatin ukrainas. Ish-sulmuesi i Tiranës ka gjetur formën e tij teksa tashmë është ambientuar me aventurën e re. Pas vështirësive në pjesën e parë të sezonit, sulmuesi është rikthyer në formën e tij më të mirë teksa që prej tetorit ka shënuar katër gola me fanellën e Vorskla.
Në një sondazh të bërë nga ekipi ukrainas për Lojtarin e Muajit, Taulant Seferi mori 33% të votave nga tifozët e ekipit duke u shpallur lojtari më i mirë. Vorskla e mbylli këtë vit në vendin e shtatë me 18 pikë, 10 pikë larg zonës europiane. Ukrainasit do të rikthehen në janar për t vazhduar ndjekjen e objektivave të tyre.